15 viktima dhe 180 të plagosur nga aksidentet rrugore per muajin nentor,...

15 viktima dhe 180 të plagosur nga aksidentet rrugore per muajin nentor, Fier-Lushnje cilesohet si rruga e vdekjes

349
SHPËRNDAJE

Muaj nëntor ka sjellë një numër të konsiderueshem të aksidenteve rrugore. Ende pa u mbyllur ende, muji i parafundit i vitit ka shënuar rreth 140 aksidente, duke sjellë 12 viktima dhe mbi 180 të plagosur.

Siguria rrugore përbën një ndër sfidat kryesore në fushën e sigurisë në Shqipëri. Edhe pse infrastruktura rrugore ka ardhur në përmirësim gjatë viteve të fundit, sërish rrugët marrin me qindra jetë çdo vit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT aksidentet, sjellin numrin më të madh të viktimave në vendin tonë.

Nëntori mund të quhet muaj që ka sjell një numër të konsiderueshme viktimash, si pasojë e aksidenteve rrugore. Referuar statistikave gjatë këtij muaj janë shënuar mbi 140 aksidente, të cilat kanë sjellë deri tani 12 viktima. Gjithashtu si pasojë e këtyre aksidenteve janë lënduar, por, fatëmirësisht jashtë rrezikut për jetën mbi 170 qytetarë.

Krahasuar me një muaj më parë, edhe pse nëntori nuk është mbyllur ende, bilanci është negative. Muaj i kaluar u mbyll me 127 aksidente, që sollën 15 viktima dhe mbi 180 të plagosur.

Tirana, Lezha, Fieri dhe Durrësi mbetet qarqet më problematike, përsa i përket numrit të lartë të aksidenteve që ndodhin. Ndërsa aksi më Problematik është “pika të zeza”. Aksi rrugor Milot-Lezhë, kryqëzimi i Laknasit dhe rruga e Rinasit në Tiranë si dhe rreth-rrotullimi i Kolonjës në aksin Lushnjë-Fier po cilësohen përherë dhe më shumë si “rrugë të vdekjes”.

S'KA KOMENTE