Stina e veres ka sjelle pervec temperaturave te larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve.Vetem gjate javes se fundit ne spitalin Rajonal ne Fier jane paraqitur 6 raste nga pickimi i merimanges se zeze duke e cuar ne total ,ne 9 numrin e personave te pickuar .
Sipas mjekut intoksikolog Lulezim Banushaj ne spitalin Rajonal Fier ne javen e fundit jane paraqitur edhe 4 raste te personave te kafshuar nga neperka dhe gjarperi duke e cuar ne total ,ne 6 numrin e personave te kafshuar nga zvarraniket
Rastet ne fjale kane ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermeret ne kete periudhe jane te ekspozuar per shkak te puneve ne bujqesi. Sipas bluzave te bardha te gjithe personat e pickuar nga merimanga dhe zvarraniket i kane shpetuar rrezikut nga vdekja