15 gra ne Roskovec prodhojne sapunin organik nga vaji i ullirit

15 gra ne Roskovec prodhojne sapunin organik nga vaji i ullirit

2449
SHPËRNDAJE

Nis prodhimi i Sapunit Organik Roskovec perftuar teresisht nga vaji ullirit. Prodhimi i sapunit “SOR” kryhet ne menyre artizanale. 15 zonja nga Bashkia Roskovec kane nisur trajnimin per te mësuar një aftësi të re dhe gjithashtu do mbështeten për shitjen e prodhimit të ketij sapuni

Sapuni Organik Roskovec “SOR” është një projekt që ka si qëllim të përgjithshëm përmirësimin e nivelit të jetesës për komunitetin lokal të Roskovecit, me një fokus tek gratë dhe të rinjtë, nëpërmjet aftësimit të tyre, rritjes së shanseve për vetëpunësim dhe të ardhura, pas përfundimit të trajnimeve dhe prodhimit të sapunit artizanal.

Projekti ka një ndikim socio-ekonomik dhe mjedisor në të njëjtën kohë.  Së pari ai mundëson zhvillimin e aftësive të prodhimit artizanal të sapunit por edhe te aftësive të shitjes dhe marketimit të produktit. Nga ana tjetër ai krijon kushte për gjenerim të ardhurash nga shitja, për 15 persona të papunë nga të cilët 80% janë gra.
Projekti planifikon të arrijë si më poshtë;

1. Trajnimin dhe aftësimin e 15 zonjave nga njësi të ndryshme administrative të Bashkisë Roskovec,  në prodhim artizanal sapuni, aftësi biznesi, paketim, shitje dhe marketing dhe aftësimin e të rinjve të tjerë të interesuar për tu përfshirë në shitje, shperndarje dhe marketing.
2. Identifikimin e klientëve potencialë dhe kanaleve të shitjes, shpërndarjes dhe marketimit të Sapunit Organik Roskovec.
3. Ngritja e një partneriteti publik – privat midis Bashkisë, prodhueseve të sapunit dhe aktorëve të tjerë në zinxhirin e vlerës (fermerë apo shitës) të cilët do garantojnë që ky projekt të kthehet në një sipërmarrje të qëndrueshme.

Kryetarja e bashkise Roskovec eshte shprehur se kjo eshte nje risi dhe nje nga iniciativat e para per Roskovecin “Jemi ne momentin qe kane filluar  prodhimete para.Eshte  nje inisiative shume e guzimshme  mbeshtetur nga projekt  SDI ,ku bashkia e Roskovecit eshte nga 10 bashkit perfituese.

Ky është një projekt i cili zbatohet nga organizata Social Development Investment, në kuadër të projekti “Reload”, financuar nga UNDP , BE dhe Bashkia Roskovec.

S'KA KOMENTE