1412 Maturante i rikthehen mesimit ne Fier

1412 Maturante i rikthehen mesimit ne Fier

415
SHPËRNDAJE

Rreth 1412 maturante  rikthehen  sot në 18 godina shkollore ne Fier duke ndjekur rregulla shumë strikte të distancimit social dhe mbajtjes së higjienës.

Në shkollat e medha me 145 deri ne 300 nxenes hyrja e tyre behet me fasha te percaktuara per te ruajtur distancimin social. Cdo institucion arsimor ka sherbim mjekesor . perpara hyrjes ne mesim cdo nxenesi u matet temperatura , kalojne ne vasken e disinfektimit si dhe detyrim eshte perdorimi i maskave dhe dorashkave .Ne ekte proces jane anagazhuar 300 mesues dhe drejtues shkollash ndersa jane paraqitur ne diten e pare te shkolles 1254 maturante.

Gjithashtu ne shkolle eshte bere nje sinjalistikë të brendshme e të jashtme për orientimin e nxënësve. Për secilën bankë do të ketë dezinfektantë dhe do të qëndrojë vetëm një nxënës, teksa bankat në klasë janë të vendosura në mënyrë të atillë që garantojnë distancimin fizik mes nxënësve e mësuesve.

Ndër të tjera, nëpër shkolla do të jenë të afishuara gjithashtu postera që lidhen me distancimin social, rregullat e qëndrimit në shkollë, higjienizimin, kujdesin që duhet treguar për larjen e duarve etj.

S'KA KOMENTE