130 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID në 24...

130 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

197
SHPËRNDAJE

130 raste të reja me COVID-19 dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. 

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 9 raste në Gjirokastër, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Shkodër, Devoll, 6 raste në Fier, Skrapar, 4 raste në Vlorë,  Pogradec, 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë,  Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë, 1 rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,163 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (27 Prill 2021)
Raste të reja ditore        130
Të shëruar në 24 orë      698
Të shtruar në spitale      147
Humbje jete në 24 orë   4
Testime ditore                2839 

Testime totale             630,822
Raste pozitive             130,736
Raste të shëruara       107,163
Raste Aktive                 21,190
Humbje jete                  2,383 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   16661
Fier      1686
Durrës  575
Shkodër      559
Korçë    483
Gjirokastër   365
Vlorë    272
Elbasan   126
Kukës     186
Dibër    123
Berat       101
Lezhë     53

S'KA KOMENTE