126 ish anëtarë të LSI në Fier kalojnë te PS

126 ish anëtarë të LSI në Fier kalojnë te PS

1298
SHPËRNDAJE
126 ish anëtarë të LSI në Fier kalojnë te PS, Petro Koçi: Ne jemi shpresa, përballë kemi çiftin Meta-Berisha

126 ish anëtarë të LSI i janë bashkuar PS në Fier. Lajmin e bëri të ditur ne diten e sotme Kryetar i PS Fier dhe zv.minister i Mbrojtjes, Petro Koçi gjatë një takimi me strukturat në Cakran. Koçi tha se 126 ish anëtarë të LSI janë të mirëpritur te Partia Socialiste për t’iu bashkuar projektit fitues të Edi Ramës, ndërsa tha se përballë kanë çiftin Berisha-Meta i ‘Koalicionit të Prapakthimit’.

Postimi i Petro Koci ne rrjetin social Facebook

“Në disa mbledhje radhazi për të institucionalizuar kalimin e 126 ish anëtarëve të LSI te Partia Socialiste. Ju mirëpresim me zemër në familjen tonë të madhe për t’u bashkuar rreth projektit fitues te Edi Ramës. Përballë kemi çiftin Berisha-Meta ose ‘Koalicionin e Prapakthimit’. Ne jemi ndryshimi. Do vazhdojmë punën për një Shqipëri edhe më të mire!”, tha Koçi.

S'KA KOMENTE