12 vjecarja u gjet e vetëvarur në kasolle, ndarja e prindërve e...

12 vjecarja u gjet e vetëvarur në kasolle, ndarja e prindërve e rëndoi psikologjikisht”, 

541
SHPËRNDAJE
Pogradec Vetevarur

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Buzaishtë në Pogradec. Një vajzë 12-vjeçare u gjet pa jetë në një kasolle. Tronditës ishte fakti pasi sipas policisë e mitura ishte vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Ka qenë gjysha e cila ka gjetur trupin e pajetë të mbesës, dhe më pas ka njoftuar policisë.

Lidhur me këtë tragjedi janë mësuar detaje të reja nga i afërmi i viktimës. Ai ka zbuluar se vajza kishte vite që jetonte larg nënës pasi prindërit i kishte të divorcuar. Por gjithashtu ai ka treguar se mendohet që të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi e mitura e vuante shumë mungesën e nënës. Këtë verë pas 5 vitesh ishte edhe takimi i tyre që mendohet se e ka rënduar edhe më shumë vajzën.

Gjithashtu ai shprehet se vajza u rrit në një familje pa probleme dhe të kujdesshme. Babai, nëna (njerka) gjyshja gjithmonë janë kujdesur për të mos u munguar asgjë.

“Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjikisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj”, është shprehur ai.

Ndërkohë Ramazan Cela po ashtu ka treguar për gazetaren Lorena Kodra se; “Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë mbesa është varur. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur. E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën(njerken)që ka aty, ato e kishin kërkuar. Kur ajo ishte varur. Jetonte me babain me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq, thashë po si…se nuk dëgjonim gjë të grindeshin.

Them ka ndodhur ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut babai i vajzës për ta marrë, por nëna e vajzës nuk donte. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë, ajo rriti dhe 2 të tjerë. Nuk mendoj të jetë ndikuar nga ndonjë gjë tjetër i shkonte mëndja te e ëma, edhe këta e donin e kanë rritur. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që s’del, s’vete atje ku duhet. Edhe burime zyrtare nga policia konfirmojnë të njëjtën gjë, sipas tyre dyshohet se vajza kishte mërzitje prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj”.

S'KA KOMENTE