1 milion pula të ngordhura, Kosova ndalon importin me Shqiperine

1 milion pula të ngordhura, Kosova ndalon importin me Shqiperine

64
SHPËRNDAJE

Kosova ka ndaluar importin e shpendëve nga Shqipëria. 

Ky vendim vjen pas përhapjes së gripit të shpendëve në vendin tonë teksa situata është alarmante në Durrës, ku kanë ngordhur rreth 1 milion pula. 

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Mësohet se është ngritur pikë kontrolli veterinare në kufi ku AUV njofton se do të ketë mbikqyrje të detajuar të importeve të ngarkesave me shpendë. 

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve- Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinjë.

Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes. Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë. Kontrolli veterinarë kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë.


Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për ngordhjen e shpendëve në Durrës. Institucioni i akuzës së qytetit bregdetar ka nisur hetimet për këtë çështje, diten e djeshme ndërsa sot ka nisur veprimet e para hetimore.

Burime bëjmë me dije se prokuroria ka kërkuar informacion për të mësuar se kur ështe konstatur rasti i parë dhe praktika që është ndjekur, nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.

Sipas po të njëjtave burimeve, akuza i ka dhënë autorizim policisë të sekuestrojë të gjithë dokumentat lidhur me praktikat që janë ndjekur mbi mënyrën që është ndjekur pas rasteve të njëpasnjëshme për ngordhjen e pulave.

S'KA KOMENTE